ShowBiz

Enca shfaq kyçin e thyer dhe njofton fansat për gjëra të reja

Enca Haxhia ka publikuar pamje të kyçit të këmbës së thyer e njëkohësisht ka falënderuar fansat për mesazhet e tyre.

Një ndër këngëtaret më të komentuara shqiptare Enca, disa javë më parë bëri të ditur lajmin se kishte pësuar një aksident duke rezultuar me thyerje të kyçit të këmbës së majtë, shkruan lajmi.net.

Ajo sot ka vendosur të shfaq shenjat e pas operacionit të cilin e bëri katër javë më parë, ndërsa ato duken të jenë goxha të frikshme.

Enca për shkak të aksidentit nuk ka mundur të ishte aq aktive në llogarinë e Instagramit por që kohë pas kohe komunikonte me fansat, në lidhje me progresin e gjendjes së saj.

Këngëtarja publikoi në Instastory edhe një falënderim për të gjitha mesazhet që po i merr, duke njoftuar se edhe pse nuk mund të qohej nga shtrati, ajo ka punuar në shumë gjëra të reja gjatë kësaj kohe./Lajmi.net/