Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 33 raste të reja, ndërsa janë shëruar 46 pacientë.
IKSHPK gjithashtu ka njoftuar se nuk ka pasur të vdekur si pasojë e infektimit me COVID- 19 në 24 orët e fundit.
Rastet e reja janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri./FaktePlus
46 TË SHËRUAR DHE 33 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on E enjte, 8 Tetor 2020