Aktuale

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur që në 24 orët e fundit janë shënuar 42 raste te reja, 54 të shëruar dhe asnjë i vdekur.

Rastet pozitive janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj./FaktePlus