Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot edhe 63 raste të reja me Covid-19.
Sipas njoftimit, më së shumti raste janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.
”Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec”, njofton IKSHPK.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19, ndërkohë janë shëruar 87 persona./Express/