ShowBiz

Befason Bebe Rexha, bën numrin publik dhe pret thirrje nga fansat

Bebe Rexha habiti të gjithë me veprimin e fundit.

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një video në rrjete sociale, në të cilin fansat i la pa fjalë me veprimin, shkruan lajmi.net.

Ajo shkroi numrin e telefonit dhe ftoi fansat e saj ta telefonojnë atë për të bashkëbiseduar.

Të njëjtin veprim e kishte bërë para pak kohe edhe reperi Gashi dhe artistë të tjerë me famë botërore.

Kujtojmë se Bebe Rexha së fundi u komentua shumë për jetën private, ajo ka konfirmuar lidhjen e dashurisë duke publikuar foto me partnerin. /Lajmi.net/