ShowBiz

Loredana realizon fotosesion për revistën e njohur

Loredana ka pozuar për revistën e njohur.

Loredana Zefi së fundi është rikthyer në rrjete sociale, pas një pauze të shkurtër që kishte bërë nga ato, shkruan lajmi.net.

Por, me t’u rikthyer ajo ka dhënë lajmin për shumë të reja nga ajo, madje për disa prej tyre la pa tekst të gjithë.

Përmes postimeve të fundit, rep-artistja ka bërë të ditur se ka pozuar për “Tush Magazine”, teksa shfaqet mahnitëse me kostume të ndryshme e me një stil unik.

“Dëgjuar nesër është e enjte? @tushmagazine”, është mbishkrimi që Lori ka vendosur t’ia lë këtyre fotografive.

Ky set fotografik vjen një ditë pasi Loredana publikoi një fotografi bashkë me Petra Z. gruan e cila e akuzoi atë për zhvatje të parave, e me të cilën thuhet se ka arritur një marrëveshje, ani pse ende nuk dihet diçka zyrtare në këtë drejtim.

Megjithatë, fotografia tregon haptas se Loredana dhe gruaja që e akuzoi atë, tashmë kanë rregulluar raportet.

Loredana pritet që gjatë muajit të ardhshëm ta publikojë albumin e ri muzikor, ndërsa dje publikoi këngën e parë të këtij albumi me titull “Intro”. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN