Enca ka treguar se cila është kënga e saj më e nënvlerësuar.
Enca Haxhia është ndër emrat më të komentuar dhe njëherësh shumë e suksesshme, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja është shumë aktive me fotografi të reja në rrjete sociale, me të cilat i mban të informuar fansat për të rejat rreth saj.
Së fundi, ajo përmes një postimi në Instagram, ka treguar se cila këngë e saj mendon që është më e nënvlerësuara.
“E dua kaq shumë këtë këngë dhe ndjej sikur kjo është kënga ime më e nënvlerësuar”, ka shkruar ajo, teksa ndau me ndjekësit lidhur me këngën “Baladë”.
Kujtojmë se projekti me titull “Baladë”, është publikuar në shkurt të vitit 2019 dhe ka marrë mbi 4 milionë klikime në kanalin YouTube.
Kujtojmë se Enca Haxhia ka finalizuar disa këngë të reja, të cilat pritet t’i publikojë shumë shpejt.