Aktuale

Debati në ‘Opinion’, avokatja Çapi përplaset me Grida Dumën: Ke kaluar në ekstazë

Të shumta kanë qenë dje replikat në emisionin ‘Opinion’, të Blendi Fevziut, ku drejtoresha për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma ka debatuar disa herë me avokat Spartak Ngjelën, madje nuk kanë munguar as “thumbat” mes tyre.

“Ti në fakt i ke strukturat e ndara në partinë tënde, ke atë avokaten”, i është drejtuar Duma Ngjelës. Por, edhe pse jo e pranishme në studio, ka reaguar avokatja e njohur Arnida Çapi, dikur pjesë e listës së partisë së Ngjelës për deputete.

Çapi pretendon se Duma e ka cituar jashtë kontekstit, ndërsa shprehet për Dumën se duke folur për drogën, lënda i ka dhënë efekte ekstazie. “Nuk e dija se të flitet për drogën të jepka efekte ekstazie, po mesa duket kjo zonja pedagoge që fliska te opinioni paska kaluar në gjendje të papërmbajtshme teksa, ndër të tjera, më referon jashtë kontekstit”, shprehet Çapi.