Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vendosur që nga java e ardhshme të lejoj të dënuarit që të shkojnë për vikende në shtëpi dhe që për vizita familjare të lejoj dy persona të rritur dhe fëmijët, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.
“SHKK nga data 14.09.2020 do të filloi me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejoi dy (2) persona të rritur dhe fëmijët (fëmijët nuk kufizohen). Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse”, thuhet në njoftim./Gazeta Express