Motrat Kardashian morën vëmendje me paraqitjen në kampanjën e re.
Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian duken tejet joshëse në kampanjën e re të parfumit, shkruan lajmi.net.
Tri motrat seksi erdhën të veshura pothuajse me kostume të njëjta, por që të trija kishin ngjyra të ndryshme.
Kim, Kourtney dhe Khloe morën vëmendjen duke ekspozuar këmbët seksi, ndërsa reklamuan aromat e reja të “KKW fragrance”.
Kim u shpreh e lumtur që kanë rastin ta paraqesin para publikut linjën e tyre të re, e cila do të dalë në treg të premten.