ShowBiz

Kida tërheq vëmendjen me veshjen gjersa po e shijon suksesin e këngës së re

Kida po e shijon suksesin e këngës së re dhe duket tejet atraktive.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, së fundmi e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Edhe sa”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.

Kanë kaluar dy ditë nga lansimi dhe kjo këngë ka marrë 1.2 milion klikimeve në YouTube, e ky sukses sigurisht se duhet festuar.

Kida është shfaqur tejet atraktive e veshur me një fustan të shkurtë e transparent teksa po e shijon suksesin e këtij projekti.

“Wuuu 1 milion. Edhe sa. Faleminderit”, ka shkruar ajo pranë postimit.

the authorGazetaKNN