Në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 41 pacientë e që po trajtohen me COVID-19.
Nga spitali kanë njoftuar se 29 pacientë kanë rezultuar me COVID-19, ndërsa 6 të tjerë do të testohen.
Ndërsa, 25 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
E nga stafi mjekësor i spitalit, 3 mjekë, 14 infermierë dhe 3 staf mbështetës janë të infektuar me virusin korona.
Këto të dhëna i ka bërë publik Spitali i Gjakovës. /Lajmi.net/