Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar Mjekimin Qendror Intensiv në QKUK. Nga aty, Zemaj u njoh për së afërmi me kapacitetet që i ofron kjo Klinikë në luftimin e pandemisë, raporton Ekonomia Online.
Zemaj tha mjekimi intensiv është alternativa kryesore e trajtimit të këtyre rasteve.
“Mjekimi Intensiv Qendror është alternativa kryesore e trajtimit të rasteve të rënda klinike dhe erdha t’i falënderoj për punën”.
“Kjo punë tregon se në kapacitetet tona që ta luftojmë pandeminë dhe përmes saj ta përcjellim mesazhin dhe që të jemi të kujdesshëm e që mos të ketë nevojë për trajtim në mënyrë që edhe t’i rëndojmë mjekët tanë”.
Ai shtoi se shumë pacientë të shëruar shumë shpejt do tu kthehen familjeve, raporton EO.
“Inkurajuese ishte puna e tyre ku disa pacientë që kanë qenë shumë rëndë janë duke u përcjell dhe shumë shpejtë do t’iu kthehen familjarëve të tyre”, tha Zemaj teksa shtoi se do të vazhdojë përkrahja e ministrisë së Shëndetësisë.