Rajon & Botë

Spanjollët alarmohen nga rastet e reja me koronavirus

Autoritetet spanjolle po i druhen mundësisë së një vale të dytë të shpërthimit të rasteve me Covid-19, shkaku i numrit të lartë të të infektuarve që është konfirmuar gjatë ditëve të fundit. Ata janë edhe më të alarmuar për kthimin e fëmijëve në shkolla.

Madridi druan se një izolim total do të dëmtonte ekonominë, por shumë banorë të kryeqytetit i kanë bërë thirrje krerëve qeveritar që të ndërmarrë masa për ta vënë në kontroll shtimin e rasteve të reja, transmeton lajmi.net.

Spanja në fund të muajit gusht prezantoi planin për rihapjen e shkollave në vend.Në kuadër të planit, fëmijët nga mosha gjashtëvjeçare janë të obliguar të mbajnë maska në orët mësimore.

Në 24 orët e fundit, Spanja ka konfirmuar 3 mijë e 829 raste të reja me Covid-19.

Që prej fillimit të pandemisë në Spanjë janë konfirmuar 438 mijë raste me virusin nga familja SARS-Cov2. Deri më tani, numri i të vdekurve si pasojë e virusit korona ka arritur në 29 mijë e 11.

the authorGazetaKNN