Aktuale

Katër të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve

Edhe katër kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Kjo është bërë e ditur me anë të një konference për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, shkruan lajmi.net.

Kështu, numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 492  .

Sot po ashtu janë konfirmuar edhe 157  raste të reja me koronavirus.

the authorGazetaKNN