Aktuale

Deputeti Fetah Rudi infektohet me koronavirus

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Rudi ka thënë se ka bërë testin pas disa problemeve që i janë shfaqur gjatë ditës së djeshme.

Ai thotë se trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi, e se për dy javë do të jetë në vetizolim. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN