Ikona e muzikës pop feston ditëlindjen e 62-të.
Madonna sot feston ditëlindjen dhe ka mbushur 62 vite jetë, ikona e muzikës pop ka pranuar urime të shumta nga fansat dhe njerëzit e afërt, shkruan lajmi.net.
E listës së urimeve i është shtuar edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila ndau disa imazhe të shkrepura gjatë viteve me yllin e muzikës.
Rita në imazhet e ndara kishte bashkëngjitur një shkrim falënderues ku ndër tjerash thotë “Faleminderit që më mësove si të jem vetvetja”.






















