Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinajt, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Skënder Çeku.
Në 22-vjetorin e vrasjes së heroit Skënder Çeku, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se, Çeku ishte aty ku e kërkoi atdheu.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinajt ka shkruar se Çeku ishte vizionar, strateg e udhëheqës, personaliteti i tij gërshetonte të gjitha tiparet e burrit dhe luftëtarit shqiptar.
Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:
Hero i Kosovës Skender Çeku, në të gjitha fazat e organizimit për liri, ishte aty ku e kërkoi Atdheu. Vizionar, strateg e udhëheqës, personaliteti i tij gërshetonte të gjitha tiparet e burrit dhe luftëtarit shqiptar. Rënia e tij, ishte humbje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por trimat e lirisë, e nderuan emrin e Gjeneral Skenderit, me beteja deri në çlirim.
Lavdi e përjetshme!.