Aktuale

Ilaçi që kushton 3 mijë euro, por që duhet ta blejnë vetë pacientët e QKUK-së (Foto)

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të ndërpresë financimin e barnave për fëmijët e sëmurë nga hipertensioni pulmunar, shkruan sot Koha ditore.

Hipertensioni pulmunar është një sëmundje e rëndë, e cila prek në veçanti vajzat. Terapia për këtë sëmundje është e shtrenjtë. Deri këtë vit MSH-ja i ka paguar barnat.

Prindërit e fëmijëve do të detyrohen të paguajnë shuma të mëdha parash. Dhe, nëse nuk arrijnë të sigurojnë barnat, atëherë kjo mund të këtë pasoja fatale për fëmijët e tyre. Bari “Tracleer” i njohur në tregun ndërkombëtar si “Bonestan” është terapia kryesore, e cila përdoret për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Kjo sëmundje nuk është e fituar, por e lindur dhe kjo terapi është e përjetshme, nëse nuk bëhet zgjidhje me transplantim. Çmimi i këtij bari është rreth 3 mijë euro. Ministria e Shëndetësisë nuk e ka në Listën esenciale.

Lista esenciale përmbledh produktet kryesore, me të cilat shteti është i obliguar të furnizojë institucionet publike spitalore.