Zaimina po i rikthehet muzikës.
Zaimina Vasjarin nuk e kemi parë qe një kohë të gjatë në skenë, shkruan lajmi.net.
Ajo ishte e fokusuar në biznesin e saj privat ndërsa tani ka vendosur të rikthehet me projekt të ri muzikor.
Ishte vetë këngëtarja ajo e cila e bëri të ditur këtë për fansat e saj.
Në llogarinë e saj në Instagram Zaimina ka ndarë me ndjekësit pamje gjatë xhirimeve të klipit në jahtin luksoz.