ShowBiz

Vjosa Osmani: I dashur Apple, Kosova është pjesë e botës tuaj, Dua ylli i kompanisë suaj

Kryeparlamentarja i është bashkuar nismës së këngëtares që ‘Apple’ të korrigjoj kufijtë e hartës.

Pas këngëtareve dhe figurave të shumta publike që apeluan për heqjen e Kosovës nga harta e Serbisë, edhe kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani gjatë ditës ka bërë një postim lidhur me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

Kryeparlamentarja ka publikuar një shkrim në profilin e saj në Twitter, ku i kërkon kompanisë ‘Apple’ heqjen e Kosovës nga harta e Serbisë.

Postimi i plotë

I dashur Apple. Më datë 21 prill ju keni bërë një deklaratë zyrtare duke informuar se shumë nga shërbimet tuaja më të dashura tanimë do të ishin në dispozicion në 20 vende të tjera, ndër të cilat keni përfshirë dhe Kosovën.

Në mars, ju keni bërë Dua Lipën, superstaren nga Kosova, kopertinë në Pop Listën në ”Apple Music”. Shumë prej aplikacioneve tuaja në App Store përdoren masivisht në Kosovë pasi ju i keni bërë të disponueshme këtu.

Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj.

the authorGazetaKNN