Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk do të hyjë në nivel teknik, dhe sipas tij do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.
“Platforma jonë në dialog është kushtetuta e cila është e qartë që dialogun e udhëheqë kryeministri. Nuk kemi hyrë në dialog teknik, nuk ka asgjë prapa perdeve sepse marrëveshja do të vijë në Kuvend, nuk do të sjellë para jush marrëveshje që nuk është në përputhje me kushtetutën. Do të ketë vetëm një zgjidhje që është përfundimtare, mbyllja e kapitullit me Serbinë me njohje reciproke”, është shprehur ai.
Tutje, Hoti tha se takimi i djeshëm i koordinatorit Skender Hyseni në Bruksel është për draftimin e marrëveshjes përfundimtare, raporton Gazeta Express.
“Koordinatorin shtetëror e kam emëruar në përputhje me vendimin e qeverisë. Koordinatori shtetëror është person koordinues me kryeministrin i cili në konsultim me kryeministrin fton në dialog ekspertët e fushave të caktuara. Takimi dje është për draftimin e marrëveshjes përfundimtare”, tha Hoti
Ai tha po ashtu se është në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me dialogun
“Jemi në koordinim të plotë të brendshëm, por jemi edhe me partnerët tanë ndërkombëtaë, të cilët po na thonë se na keni neve mbrapa ky proces ka për qëllim njohjen reciproke si marrëveshje përfundimtare”, tha Hoti.





















