Aktuale

Hoti tregon se çfarë dialogu nisi sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka sqaruar sot se dialogu tenik ka përfunduar dhe se Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke me Serbinë , kjo marrëveshje sipas tij do të fillojë draftimin gjatë ditës së sotme në Bruksel.

Ndër të tjera ai ka shkruar, se qasja refuzuese ndaj dialogut na ka izoluar dhe lënë pa miq.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.
Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.
Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.