Aktuale

Edhe pesë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Edhe pesë persona në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, bëhet e ditur në komunikatë.

Pra, bazuar në këto të dhëna, dje ishin 139 viktima të shënuara nga koronavirusi, teksa sot ky numër ka shkuar në 144. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN