Meksika vazhdon të regjistrojë numër të madh të infeksioneve të reja me koronavirus.
Ministria e shëndetësisë e Meksikës regjistroi 6.149 raste të konfirmuara të koronavirusit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vendit në 317.635, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Ministria gjithashtu raportoi 579 vdekje të reja nga virusi, duke sjellë numrin e vdekjeve të Meksikës në 36.906.
Të mërkurën, vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve tejkaluan më shumë se 3.5 milionë raste me Covid-19 dhe më shumë se 150,000 vdekje, sipas një raporti të CNN bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.




















