ShowBiz

Dhurata Dora dhe Azet zbulojnë datën e këngës së re

Dhurata dhe Azeti kanë bashkuar forcat për një tjetër duet.

Dhurata Dora dhe Azet kanë dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e tyre, atë që po sjellin një tjetër duet, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ishte Azet ai i cili me anë të një postimi bëri të ditur se kënga e re e tyre do të publikohet nesër (e enjte) më 23:59.

“A jeni gati? Neser n ora 23.59!
A jeni gati? 🇦🇱 @dhuratadora me singlin e ri dhe unë jam pjesë e tij 
❤️ #fajet“, ka shkruar Azet sipër videos ku zbulon disa sekuenca të këngës.

Kujtojmë se Azeti dhe Dhurata kanë bashkëpunuar edhe për këngën “Lass Los”, e cila mori mbi 17 milionë klikime në kanalin YouTube.

the authorGazetaKNN