Aktuale

I merr veturën për ta blerë, mashtron një femër

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, ankuesja femër shqiptare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ia kishte marrë veturën për ta blerë dhe i njëjti kishte mashtruar ankuesen dhe kishte ikur në drejtim të panjohur me veturë.

Në drejtim të Policisë thuhet se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /KP