Kida dhe Mozzik po shënojnë suksese të reja.
Kida dhe Mozzik kanë publikuar “PP”, ku përfshijnë dy projekte muzikore brenda një videoje, shkruan lajmi.net.
Kënga e tyre po pritet shumë mirë dhe për 24 orë ka arritur të kap shifrën prej 3 milionë klikimesh në kanalin YouTube.
Për këtë sukses, Kida ka falënderuar fansat, duke ndarë disa fotografi nga prapaskenat e videoklipit pranë Mozzik.
“3 milionë, 1 ditë/ Faleminderit te gjithve🤍 @mozzik “, ka shkruar ajo.
Njëherësh, kjo këngë po shënon suksese të mëdha edhe jashtë trojeve shqiptare, duke prirë në disa shtete. /Lajmi.net/