Aktuale

Ymeri: Me këtë rezolutë, po mohohet shtetësia e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se me këtë draft-rezolutë, Kuvendi i Kosovës nuk është duke kërkuar lirimin e Nehat Thaçit, por se është duke e mohuar shtetësinë e Kosovës.

Ymeri deklaroi se një rezolutë e Kuvendit sot do të duhej të votohej me këto kërkesa.

“Së pari Kuvendi kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit. Të ndërpritet dialogu deri në lirimin e Nehat Thaçit, dhe zhvlerësimin e të gjitha aktakuzave të zyrtarëve të shtetit të Kosovës që figurojnë në listat e Serbisë”, tha Ymeri./KosovaPress/