Dy raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të dielën në komunën e Istogut. Drejtori i Shëndetësisë atje tha për Express se janë raste kontakti. Ai ka bërë të ditur se në mesin e personave të infektuar deri më tani në këtë komunë, është edhe një punonjëse shëndetësore. Po ashtu, edhe pesë punonjës shëndetësorë po qëndrojnë dhe do të testohen, pasi kanë mjekuar të prekurin me koronavirus
Pas rreth dy javësh pa raste pozitive me COVID-19 në komunën e Istogut, nga data 10 qershor janë kthyer rastet me koronavirus atje.
Një tregtar nga fshati Shushicë ishte konfirmuar me COVID-19, ndërkaq nga testimi i kontakteve të tij kanë rezultuar pozitiv edhe 11 persona të tjerë.
Në mesin e tyre është edhe një punonjëse shëndetësore e QKMF’së së Istogut, e cila i kishte dhënë infuzionin të prekurit me koronavirus