Aktuale

Moti për këtë javë në Kosovë

Edhe kjo javë e qershorit do të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, diell, shi, erë dhe vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Kjo situatë e paqëndrueshme vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe prezencës së vranësirave të paqëndrueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.