Aktuale

Berisha: Gabimi më i madh i Kosovës është dialogu me Serbinë

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, në fjalën e tij në kuadër të seancës së jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend për arrestimin e zyrtarit policor, Nehat Thaqi, ka thënë se dialogu me Serbinë është gabimi më i madh i Kosovës

 

“Para se m’u hidhërua me Serbinë, duhet me u hidhërua me vetveten”, e filloi fjalimin e tij Berisha, duke thënë se Kosova ka institucione të papërgjegjshme, të cilat nuk e respektojnë as veten. shkruan Gazeta Express.

“Gabimi më i madh është se Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë, prandaj edhe ndodhin arrestime të tilla”, ka thënë Berisha.