Aktuale

LDK e quan akt të papranueshëm arrestimin e Thaqit, kërkon ndihmë nga BE

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri, në seancën që është duke u zhvilluar në këto momente e ka quajtur akt të papranueshëm të organeve serbe arrestimin e nënkolonelit Nehat Thaqi.

“Ne si GP i LDK-së dënojmë këtë akt të papranueshëm të organeve serbe si akt i cili nuk i kontribuon në normalizimin e raporteve në përgjithësi. Ne si GP përkrahim angazhimin dhe kërkojmë që të shkohet edhe më tej deri në organet kompetente të Kosovës që Thaqi të lirohet. Të njëjtit të ndalin veprimet të tilla”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, Task Forca e krijuar nga ata, duhet të bëjë punën e tyre dhe të japin kontributin që sa  më shpejtë të zgjidhet ky rast.

“Ne apelojmë nga BE që edhe ata të kërkojnë ndërprerjen e këtyre veprime që nuk i ndihmojnë frymës dhe vullnetit që të ketë stabilizim të raporteve tona”, ka përfunduar ai./Lajmi.net/