Aktuale

Behgjet Pacolli reagon për tragjedinë në Minierën e Novobërdës

Deputeti i i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me humbjen e jetës së dy personave në Minierën e Artanës.

Pacolli tha se është thellësisht i prekur nga kjo ngjarje, ku shtoi se është një ditë e trishtë për Kosovën.

Lideri i AKR-së tha poashtu se shumë nga familja e tij kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja e tij është jashtëzakonisht e madhe.

Reagimi i plotë:

Jam prekur thellë nga raportimi se sot dy Minatorë kanë humbur jetën në punë në minierën e Artanës.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Minatorët e Kosovës. Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën.
Shumë nga familja ime kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja ime është jashtëzakonisht e madhe.
Mendimet e mia janë me familjet dhe minatorët e Kosovës në këto momente të vështira për ta.