Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë janë shënuar 185 viktima të koronavirusit. Kështu, shifra e përgjithshme e rasteve fatale në këtë shtet shkoi në 25,613.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe mbi 1,300 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 219,329 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
E marta është dita e tretë me radhë që Spanja shënon më pak se 200 viktima të virusit për 24 orë, duke dhënë shpresë se gjendja po shkon drejt përmirësimit të ndjeshëm.
Qeveria spanjolle tashmë i ka larguar shumë masa kufizuese, të cilat ishin marrë me qëllim të luftimit të përhapjes së sëmundjes. Pas lehtësimit të masave, shumë njerëz janë parë nëpër rrugët e Madridit dhe qyteteve të tjera.
Bashkë me Italinë, Francën dhe Britaninë e Madhe, Spanjë është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë.