Aktuale

Ditë e veçantë për familjen e presidentit Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se babai i tij sot feston ditëlindjen e 82-të.

Përmes një publikimi në facebook, Thaçi ka uruar babain e tij.

Publikimi i plotë:

Sot në Burojë festuam 82 vjetorin e lindjes së babait tonë, Haxhi Sinan Thaçi, që me aq përkushtim, sakrifica dhe dashuri na rriti, edukoi dhe orientoi në jetë, me dashurinë për atdheun.

Babait Haxhi i jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për familjen tonë, dhe i shprehim urimet më të mira: shëndet, qetësi dhe pleqëri të mbarë.

Të paçim gjatë baba Haxhi! HTH