ShowBiz

Aguilera prapë bionde (Foto)

Këngëtarja me famë botërore Christina Aguilera ka një stil të përzier dhe nuk frikësohet të bëj ndryshime në veten e saj.

Së fundmi ajo kishte ngjyrosur flokët e saj në të kuqe të artë, por siç duket tani ajo ka vendosur t’i kthehet prapë ngjyrës që e ka mbajtur më së shumti, të bardhës.

Në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një fotografi me flokët e bardha, fotografi së cilës ajo i ka shtuar përshkrimin “Biondinat kënaqen më shumë”.