Kandidati i LDK-së i nominuar sot për kryeministër të ardhshëm të Kosovë, Avdullah Hoti ka thënë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë pika kyce e qeverisë së re, raporton “Front Online”.
“Ne kemi hyrë në këtë koalicion me një marrëveshje të qartë por kemi dal me arsye qe i dini të gjithë. Unë kam marrë besimin e LDK për të formuar qeverinë e re së bashku me partnerët”, ka thënë ai.
Po ashtu edhe rimëkëmbja ekonomike sipas Hotit do të jetë një ndër synimet e qeverisë së re.
“Një ndër qëllimet tona është rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu që është cështja kryesore që do të jetë folus i qeverisë”, ka thënë tutje Hoti





















