Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Në njoftim të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikësve, i cili ka arritur të lokalizojë zjarrin.
Vlera e dëmit të shkaktuar, sipas viktimës, arrin në 50 mijë euro.
“Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.