Policia bën të ditur se më 6 tetor është zhdukur një djalë i mitur.
Sipas Policisë rastin e ka raportuar dje ankuesi i cili ka thënë se nipi i tij(i mitur) është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.