Aktuale

Mblidhet LDK-ja pas shkarkimit të Agim Veliut

Pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit, është mbledhur urgjentisht kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, merr vesh Televizioni T7.

I pranishëm sipas burimeve brenda partisë është edhe zëvendëskryeministri Avdullah Hoti dhe ministri, tashmë i shkarkuar, Agim Veliu.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Veliut, duke thënë se Kurti këtë hap e ka bërë njëanshëm, pa u konsultuar me partnerin në Qeveri.

Isa Mustafa, lider i LDK-së, ka kërkuar që ky vendim të tërhiqet, duke i vënë ultimatum Kurtit deri në fund të javës që të heqë taksën. Në të kundërtën kanë paralajmëruar daljen nga koalicioni. /GazetaExpress/

the authorGazetaKNN