Aktuale

Më shumë se 1,400 qytetarë kanë telefonuar IKSHPK-në

Më shumë se 1,400 persona i janë drejtuar me thirrje telefonike Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për të kërkuar ndihmë, në lidhje me shqetësimet e tyre rreth koronavirusit.

Ky institut ka instaluar numrin e telefonit 038 200 80 800, përmes së cilit të gjithë qytetarët që kanë shqetësime rreth koronavirusit dhe infeksionit me sëmundjen COVID-19, mund të marrin informata nga profesionistët shëndetësorë.

Era Pireva, zëdhënëse në këtë institut, i tha Radios Evropa e Lirë se ky numër funksionon vazhdimisht dhe se deri më tani mbi 1,400 qytetarë kanë kërkuar ndihmë.

Ata, sipas Pirevës, kanë marrë informata se ku duhet të drejtohen në rast të paraqitjes së shenjave klinike të sëmundjes COVID-19.

the authorGazetaKNN