Rajon & Botë

Rritje e madhe e numrit të infektuarve me koronavirus në Serbi

Serbia ka shënuar rritje të numrit të prekurve me koronavirus.

Në Serbi janë shënuar shtatë raste të reja me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Këto janë statistikat deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm ku numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka mbërritur në 55.

Nga raportimi i fundit deri sot në ora 8, janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitiv për koronavirus.

Tre prej tyre gjenden në izolim shtëpiak, kurse katër të tjerë janë ndaluar për mjekim në spital, pa komplikime, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN