Aktuale

Kjo është gjendja e të prekurve sipas mjekëve

Të premten ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar dy raste të prekrura më koroanvirus në Kosovë. Bëhej fjalë për një 20 vjecare shtetase italiane dhe për një të moshuar 77 vjeç nga Kosova.

Megjithatë pavarësisht se janë prekur nga koronavirusi, gjendja e dy të infektuarve është stabile.

Mjekët kanë treguar se të infetkuarit nuk kanë pasur probleme e as simptoma të theksuara, raporton Express.

Sipas informacioneve duhet të kalojën dy apo tre ditë për të konsideruar që të infektuarit e kanë kaluar rrezikun më të madh të infektimit me koronavirus.

Derisa sot siç mëson Express është konfirmuar edhe një rast tjetër i infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një familjar të 77 vjeçarit nga Kosova./Express/

the authorGazetaKNN