Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur në një konferencë për media pas situatës së fundit emergjente me koronavirusin.
Vitia në këtë konferencë ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Ai po ashtu ka treguar edhe dy vendet ku pritet të vendosen karantinat në qoftë se ka nevojë.
Vitia bëri të ditur se ajo do të jetë qendra në Vranidoll, si dhe vendi ku në të kaluarën ishin strehuar KFOR-i gjerman në Prizren.