Aktuale

Babai rrah djalin në Prizren

Pas një mosëmarrëveshje në qytetin e Prizrenit babai ka rrahur djalin e tij.

Policia e Kosovës ka raportuar se një person pas një mosëmarrëveshje familjare një person ka pësuar lëndime trupore nga babai i tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.