Aktuale

“Nuk e dini çfarë po flisni”, Grenell përplaset ashpër me gazetarin britanik për Kosovën

I dërguari Special i presidentit Trump, Richard Grenell është përplasur ashpër për çështjen e Kosovës dhe Serbisë me gazetarin britanik, Tim Judah.

Ky i fundit në një postim të mëhershëm në Twitter, tha se Kosova dhe Serbia janë duke iu afruar një pike kritike në dialog pas takimit të djeshëm në Uashington mes Thaçit e Vuçiqit, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Grenell dëshiron një marrëveshje të shpejtë dhe madhështore, mirëpo që problemi sipas tij është se presidenti Thaçi është në përfundim të mandatit të tij.

Mirëpo i shpejtë ishte reagimi i Grenell. Ai iu referua Judas duke i thënë se nuk po e di se çka po flet.

Gabim. Ju nuk e dini se për çfarë po flisni. Askush s’është duke provuar që t’i lëviz gjërat shpejt dhe nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të madhe. Ju po trilloni gjëra”, i ka kthyer përgjigjen Grenell.

the authorGazetaKNN