Pas miratimit të Ligjit të Trepçës nga ana e Kuvendit të Kosovës, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ligji i miratuar mbrëmë përcakton se Qeveria e Kosovës është pronare e 80 për qind të aksioneve të kombinatit, ndërsa punëtorët 20 për qind.
Ligji është miratuar me 79 vota pro dhe 14 abstenime.
Po ashtu, lidhur më këtë kishin protestuar për tri ditë radhazi punëtorët serbë të kombinatit, shkruan Ora News.