Aktuale

Pas Konjufcës e Thaçit, Cakaj në Prishtinë takon edhe Vjosa Osmanin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ndërkohë mediat u lejuan të marrin vetëm pamje të takimit.

Diplomati shqiptar po qëndron gjatë ditës sotme në Kosovë ku ka pasur një varg takimesh me krerët institucional të Kosovës.

Ai në Prishtinë ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare si dhe përkushtimin e konkretizimit të marrëveshjeve bilaterale. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN