Aktuale

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, pritet votimi i komisioneve parlamentare

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon pas dakordimit të shefave të grupeve parlamentare që në këtë seancë të votohet për komisionit parlamentare, raporton Front Online.

Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se janë dakorduar për votimin e 14 komisioneve, që i bie se duhet të vazhdohet me rregulloren e vjetër dhe ka kërkuar edhe nga grupet tjera që të votojnë pro.

“Vazhdimi i validitetit të rregullores së Kuvendit, me përjashtim të nenit 69”, ka qenë propozimi i nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqit.

Më pas u votua për rregulloren e Kuvendit, dhe për komisionet parlamentare.

“Legjislatura e shtatë e njeh rregulloren e Kuvendit të vitit 2010-të dhe poashtu numrin e komisioneve në 14-të”, deklaroi kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

the authorGazetaKNN